Jam Erlinda Musliji, 26 vjeçare, nga Presheva.
Në vitin 2013 fillova studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina”, dega Gjuhë shqipe. Në vitin 2017 diplomova nga ky fakultet. Në vjeshtë të atij viti nisa studimet e nivelit master në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, dega Mësimdhënie e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ku dhe diplomova në janar të vitit 2020.
Krahas studimeve, në vitin 2013 isha e interesuar të kontribuoja si vullnetare në organizata si dhe punëtori të ndryshme, ku më pas isha edhe themeluese e organizatës joqeveritare International Leadership Club ku në takimet e mbajtura çdo të mërkure, u mësuam të rinjve teknikat e të folurit në publik dhe ato të debatit. Herë pas herë kam qenë pjesëmarrëse në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit të cilat kanë pasur të bëjnë kryesisht me moblitetin e të rinjve, shëndetin mendor dhe aftësitë e buta.
Gjatë vitit 2018/2019 isha mësimdhënëse në “British Academy of Kosova” dhe isha e angazhuar si mësimdhënëse mbështetëse në shkollën e mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.
Përveç këtyre angazhimeve që lidhen me profesionin dhe mësimdhënien, jam e dhënë edhe pas artit. Poezia dhe leximi në përgjithësi më ngjallin interesim të veçantë.
Është kënqësi dhe e vlerësoj faktin që jam pjesë e programit Teach for Kosova përmes të cilit synojmë të zbatojmë reforma të caktuara në mësimdhënie dhe/ose shkollë në përgjithësi, zakonisht reforma të cilat lidhen me ndryshimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë duke përfshirë mësimdhënien e lëndëve të caktuara. Ky program do te jetë për mua edhe një mundësi për zhvillimin e vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive, mentorimit kolegial, pjesëmarrjes në rrjetet profesionale, në punëtori, seminare e konferenca, universitete apo shkolla verore për mësimdhënie dhe mësimdhënës.