Unë quhem Kujtesa Karaxha dhe jam 22 vjeçare. Aktualisht jam absolvente dhe pres të diplomoj këtë vit.
Pasioni im është vizatimi, dhe poashtu më pëlqen të merrem me aktivitete fizike. Ky pasion lidhet ngushtë me fushën time të studimeve, dhe mendoj se fëmijët duhet ta kenë të domosdoshme fushën e aktiviteteve sportive.
Do të doja të filloj nga përvoja ime më e fundit, e cila ishte në organizatën “VORAE”, ku isha si praktikante për gjashtë muaj në SHFMU “Mustafa Bakija” si asistente edukatore, përvojë kjo e bujshme dhe e suksesshme për mua sepse jam kompletuar edhe më shumë në fushën time.
Përveç faktit që tani jam absolvente në fakultetin e edukimit, drejtimi parafillor, unë kam edhe eksperiencë për rreth 3 vite në organizatën Nevo Koncepti. Gjatë kësaj periudhe angazhimi im ishte në fushën e edukimit në cilësinë e tutorës në ShFMU “Yll Morina” ku kam shprehur interesimin të angazhohem në shumë detyra si: puna në teren, takime me prindër, vizita, planifikim dhe raportim mujor dhe vjetor. Ka qenë punë të cilën e kam kryer me përgjegjësi dhe shumë kënaqësi, duke kontribuar në komunitete ku edhe shihet nevoja më e madhe për qasje në arsim më cilësor.
Angazhimi im i tanishëm në Teach For Kosova filloi me një përvojë shumë të mirë në një concert, ku pata kënaqësinë të njoftohem me Antigona Uka e cila më propozoi të aplikoj në Teach For Kosova. Unë me shumë dëshirë kam ndjekur thirrjen për aplikim, dhe përkundër sfidave e kam kompletuar atë me kohë.
Kisha fatin që të ftohesha pastaj në intervistim, ku më duhet të theksoj që kam kaluar më mirë se sa që e kisha menduar. Nuk kam qenë aspak e stresuar dhe isha shumë e kënaqur me çdo gjë. Jemi pritur tëpër mire, dhe tani ndihem tejet e lumtur që jam pjesë e Teach For Kosova.
Uroj dhe shpresoj që së bashku të mund të kontribojmë në shoqërinë Kosovare në fushën e arsimit.