Jam Premtime Burrniku, 24 vjeçare nga Kaçaniku.
Kam përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit – Programi Fillor në Universitetin e Prishtinës, ndërsa tani jam në vitin e dytë dhe të fundit të studimeve master në të njëjtin fakultet por në Programin e Pedagogjisë së Përgjithshme.
Pasionin tim për arsimin përpiqem ta lidhë me dëshirën time për të ndihmuar të tjerët prandaj edhe besoj se një arsim i mirë është çelësi i suksesit në jetë. Së bashku me Teach for Kosova do të punojmë dhe do të mundohemi të përmirësojmë dhe të ngrisim cilësinë e arsimit në vendin tonë. Në praktikat e ndryshme të mbajtura gjatë studimeve mora me vete shumë gjëra të reja, praktika, metoda dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies. Shikova edhe veten time në rolin e mësimdhënëses dhe reflektova mbi atë se si është jeta dhe puna e mësimdhënësit nga afër. Këto praktika të mbajtura ishin fillesa e parë dhe rrugëtimi i parë i profesionit tim andaj me shumë zell dhe dashuri pres eksperiencat e tjera të cilat do të më shfaqen gjatë këtij rrugëtimi.
Jam shumë me fat që jam pjesë e programit të Teach for Kosova. Uroj të sjellim ndryshime në komunitetin tonë dhe mezi pres të shoh nxënësit e mi të ardhshëm të kenë sukses në jetën e tyre.