Valmira Morina

1063-title

Jam Valmira, 29 vjeç e lindur dhe rritur ne Prizren. Aty kam përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Ne vitin 2015 kam përfunduar studimet bachelor në Psikologji. Qysh atëherë ka filluar edhe angazhimi im profesional ne fushën e arsimit.

Jam angazhuar për organizata të ndryshme e kam qenë asistente, menaxhere si dhe punëtore e terrenit lidhur me monitorimin, aftësimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në shkollat fillore. Ambicia ime gjithmonë ishte që t’i ndihmoja të tjerët e pikërisht për këtë zgjodha psikologjinë për ta studiuar.

Jam aktiviste në qytetin tim dhe jo vetëm, por merrem edhe me çështjet si lufta për barazi, drejtësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Tani ambicies time po i shtohet edhe një shtegtim i ri, ai me Teach For Kosova. E mira e kësaj është në faktin se e gjithë përvoja e deritanishme, shkathtësitë dhe njohuritë mbi sistemin e mësimdhënies do të trajnohen nga ky program dhe do të orientohen në mësimdhënie cilësore dhe bashkëkohore.

Motoja ime është: “Edukoje dhe riedukoje vetveten sepse ndryshimet fillojnë nga ti.”

Share this Post: