Unë jam Arjeta Shala, 25 vjeçare, nga Skenderaj.
Kam përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filologjik, drejtimin Letërsi Shqipe. Në vjeshtën e vitit 2018 fillova studimet Master në po të njëjtin drejtim dhe po të njëjtin fakultet, ku diplomova në qershor të vitit 2020.
Gjatë studimeve në të dy nivelet kam qenë pjesëmarrëse në praktikë në shkollë të mesme dhe universitet, trajnime të ndryshme e punë vullnetare, me synim komunitetin dhe mësimdhënien.
Në këtë tërësi ajo se çka më ka bërë të ndihem më së miri është roli i mësimdhënëses, për shkak të dëshirës së madhe për të qenë pjesë e ndryshimeve në arsim, për t’i kuptuar dhe adresuar nevojat e nxënësve, dhe për të reflektuar në mësimdhënie të mirë, me synim që të jem model për brezat e ardhshëm.
Ajo se çka më ka bërë të ndihem më së miri është roli i mësimdhënëses, për shkak të dëshirës së madhe për të qenë pjesë e ndryshimeve në arsim.