Donjeta Shatri

1176-title

Unë jam Donjeta Shatri, jam 22 vjeç dhe vij nga komuna e Istogut. Aktualisht jam duke i vazhduar studimet Master në Gjuhë dhe Letërsi angleze, drejtimi Gjuhësi në Universitetin e Prishtinës.

Duke qenë se jam rritur në një familje që njeh gjenerata të shumta mësimdhënësish, jam edukuar në po të njëjtën frymë dhe kështu kam kultivuar dëshirën për të qenë pjesë e sistemit arsimor të vendit tim. Andaj edhe kam filluar angazhimin tim në këtë fushë shumë herët. Fillimisht si tutore dhe asistente, e pastaj edhe si mësimdhënëse e rregullt për lëndën e Gjuhës angleze.

Ngrohtësia dhe fytyrat e lumtura të nxënësve janë motivi im më i madh për punë.

Sot, jam shumë e lumtur që jam përzgjedhur të jem pjesë e Teach for Kosova dhe përmes këtij rrugëtimi të jem edhe unë pjesë e ndryshimeve pozitive në vendin tim.

Share this Post: