Emel Qehaja

1180-title

Jam Emel Qehaja-Elshani, 31 vjeçare, nga Fushë Kosova.

Kam përfunduar Fakultetin e Edukimit në Universitetit e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Dega në Gjakovë, drejtimi Teknologji-Informatikë.

Që nga viti 2010 kam qenë e angazhuar në punë vullnetare në projekte për edukimin shëndetësor në organizata të ndryshme. Poashtu, kam qenë e angazhuar si tutore dhe fasilitatore në qendër mësimore për një periudhë kohore dy vjeçare në ndihmë të detyrave të shtëpisë për nxënësit në komunën e Gjakovës. Kam qenë e angazhuar në OSCE si praktikante në regjionin e Prizrenit, ku kam qenë e angazhuar në çështjet që kishin të bënin me arsimin, përfshirë aktivitetet me karakter hulumtues lidhur me pjesëmarrjen e nxënësve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shkollat fillore.

Në vitin 2013 kam qenë e angazhuar si konsulente në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përmes mbështetjes nga OSCE. Gjithashtu, kam qenë e angazhuar në Kosovo Education Center (KEC), si zyrtare për projekte dhe në OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, në pozitën e punës zyrtare për arsim, kurse së fundmi sërish kam qenë në MASHT, e angazhuar si zyrtare në Divizionin për Komunitete.

Pozicionin tim si Fellow në OJQ “Teach for Kosova” e vlerësoj si mundësi të jashtëzakonshme për avancimin tim në karrierë. Vendi ynë ka nevojë që të luftojë paragjykimet dhe diskriminimin në përgjithësi. Unë jam e gatshme të jap kontributin tim në luftimin e këtyre dukurive dhe, para së gjithash, jam e gatshme të marrë përgjegjësi si mësimdhënëse dhe në një të ardhme të afërt e shoh veten në një pozicion pune që ndërlidhet me arsimin në Kosovë. Unë kam këtë ëndërr dhe kam punuar dhe do të punojë fortë në këtë drejtim. Ëndrrat nuk kanë kuptim nëse ato nuk bëhen realitet.

Unë jam e gatshme të marrë përgjegjësi si mësimdhënëse dhe jam e gatshme të jap kontributin tim në luftimin e paragjykimeve dhe diskriminimit në Kosovë.

Share this Post: