Unë jam Gresa Jashari dhe vij nga qyteti i Mitrovicës. Kam përfunduar Fakultetin e Edukimit në Universitetin Publik të Mitrovicës, si gjenerata e parë e departamentit të Edukimit Fillor.
Që nga mosha 15 vjeçare kam filluar aktivitetin tim si vullnetare në shumë organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, duke gëzuar më pas edhe pozitën e nënkryetares dhe sekretares. Falë kësaj përvoje, mua më janë hapur dyer të tjera, të cilat më kanë mundësuar pjesëmarrjen në trajnime dhe konferenca me shumë rëndësi. Vazhdoj të jem ende pjesë e organizatave, duke dhënë kontributin maksimal në ngritjen e vetëdijes qytetare, si në komunitet ashtu edhe më gjerë.
Tash e 4 vite ushtroj profesionin e mësimdhënëses, i cili trashëgon pas vetes punë profesionale edhe me nxënësit me nevoja të veçanta. Gjatë gjithë kësaj pune, kam takuar njerëz të kulturave të ndryshme, por një gjë kam mësuar: Edukimi është fuqia që thyen të gjitha barrierat mes njëri - tjetrit.
Puna me nxënës më ka ndihmuar të kuptojë edhe më shumë botën e tyre. Nga kjo, unë fokusohem në njohjen e botës së brendshme të nxënësve, nga e cila nuk mund të gjykohet asnjë fëmijë, por përkundrazi, të njihet më shumë.
Së bashku me përvojat në Teach For Kosova, mendoj të zgjerojë teknikat dhe metodologjitë me të cilat synohet ngritja e arritjes së nxënësve. Shpresoj që një ditë unë të jem arsyeja që nxënësit e mi kanë arritur në jetë, sepse e di se çfarë do të thotë të punosh shumë për të arritur.