Alibna Rahmani

1295-title

Une jam Albina, jam 24-vjeçare dhe vij nga qyteti i kulturës dhe zhvillimit, Ferizaj. Studimet në nivelin Bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dega Psikologji.

Përveç synimeve të zhvillimit akademik dhe profesional në kuadër të shkencës së psikologjisë, nuk kam hezituar të dal edhe përtej asaj që gjej më shumë prehje dhe kënaqësi. Shpesh here kam sfiduar veten edhe me situata jo shumë të këndeshme me qëllimin e vetëm - që të dal nga kutia e rehatisë dhe të zgjeroj më tutje horizontin e dijes.

Me këtë frymë synoj të sfidoj veten përmes iniciativës “Teach For Kosova”. Shpresoj se ky rrugëtim do të jetë frytdhënës jo vetëm për mua, po për secilin që është bashkudhëtar me mua në këtë nismë!

Padyshim se sistemi arsimor në vendin tonë ka nevojë për reforma rrënjesore, por i duhen pikërisht individë të tillë inovativ dhe risk marrës, të cilët e duan ndryshimin dhe janë të gatshëm të përballen me sfidat që na prijnë para.

Për mua idea e shkollimit dhe edukimit qëndron në nxitjen dhe shpalosjen e potencialit unik dhe të destinuar për secilin nga ne. Mbase, ne nuk e sjellim ndryshimin që ne duam, por mjafton të shkrepim ide për dikë tjetër që do të vijë pas nesh dhe ta realizojë.

Ashtu siç ka thënë edhe filozofi dhe pedagogu Robert M.Hutchins: “Duhet të kemi me dije se qëllimi i edukimit nuk është që të mbushim mendjet e nxënësve me fakte... Është që t’i mësojmë atyre si të mendojnë”.

Share this Post: