Ardora Haskuka

1290-title

Ardora Haskuka lindi më 1995 në Prizren. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje.

Gjatë viteve 2015-2018 ishte e angazhuar si teknike e farmacisë në një nga barnatoret e qytetit, ku gjeti mundësinë të komunikojë me shtresa të ndryshme të shoqërisë e t’i kuptoj nga afër vështirësitë që ata hasin.

Shkollimin universitar e përfundoi në Prizren në Fakultetin e Edukimit, kurse studimet në nivelin Master i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës, ku mori titullin Master i Edukimit Inkluziv me temën “Vështirësitë emocionale dhe arritjet akademike të fëmijëve të ciklit fillor”.

Përvojën dhe veprimtarinë e saj profesionale e ka filluar si mësimdhënëse e ciklit fillor në Shfmu “Naim Frashëri”, ku punon tash e katër vite. Pozitiviteti, dashuria ndaj fëmijëve dhe përkushtimi në punë janë detaje që e karakterizojnë atë.

Me qëllim të përsosjes personale dhe profesionale ka vijuar seminare, trajnime e konferenca kombëtare. Ardora beson në fuqinë dhe ndikimin që ka arsimi në zhvillimin e shoqërisë. E bindur që ndryshimi fillon nga vetja dhe që arsimi është arma më e fuqishme për këtë ndryshim, ajo inkurajon fëmijët vazhdimisht me moton “Lapsi yt do ta ndryshojë botën”.

Në kuadër të mësimdhënies, mban aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve për fëmijët me nevoja të veçanta, pranimin e tyre në shoqëri dhe trajtimin e barabartë të secilit fëmijë. Pasion ka leximin, të cilin mundohet tu injektoj fëmijëve. I kushton rëndësi të veçantë zhvillimit emocional të fëmijëve, respektivisht inteligjencës emocionale.

Programin “Fellowship” në Teach for Kosova, e pret si një mundësi të mirë për zhvillim profesional dhe për të kontribuoar në përmirësimin e cilësisë në arsimit në Kosovë.

Share this Post: