
Jam Arzu Çukiçi, 22 vjeçare, nga Prizreni. Jam në përfundim të studimeve Bachelor në Kolegjin “AAB”, Fakulteti Shkencat Sociale drejtimi Përkujdesie dhe Mirëqenie e Fëmijëve.
Që nga viti 2017 kam marrë pjesë në shumë aktivitete dhe trajnime të ndryshme që kanë të bëjnë me komunitetet. Kam punuar në OJQ-në “Nevo Koncepti” në kuadër të projektit “Risocializimi i familjeve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të rikthyer nga Evropa Perëndimore, ku kam dhënë kontribut në fushën e edukimit dhe arsimimit në cilësinë e tutores në ShFMU “Mati Logoreci” në Komunën e Prizrenit.
Gjatë punës sime kam qenë me fat që e kam praktikuar këtë fushë, në të cilën isha çdoherë e interesuar. Ishte shumë frytëdhënëse për mua dhe më bëri të kuptoj se respekti reciprok ndërmjet mësuesit dhe nxënësit është hapi më i rëndësishëm drejt dijes.
Prandaj, ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e Fellowshipit në Teach For Kosova, me të cilën besoj se do të arrijmë së bashku një rezultat të suksesshem në të ardhmen në rrugën e arsimimit. Mirësjellja e një mësimdhënësi është rruga e suksesit për çdo fëmijë.