Berlind Gajraku

1292-title

Unë jam Berlind Gajraku, 25-vjeçar, dhe vij nga Prizreni. Kam përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Regensburgut në fushën e Ekonomisë, ndërsa tani po vazhdoj studimet Master në të njëjtën universitet, ku do të diplomoj shumë shpejt.

Përveç arsimit, kam qenë shumë aktiv në shoqata shqiptare në Gjermani dhe jam themelues i shoqatës "Trojet Dardane - Odeon" në Regensburg. Punoj si përkthyes në gjuhët shqip-gjermanisht në institucionet shtetërore të Gjermanisë. Tani jam pjesë e kompanisë WTS, e cila është një kompani globale që merret me kontabilitetin e kompanive tjera.

Unë kam filluar të punoj në sektorin e gastronomisë që kur isha 16-vjeç dhe kam qenë këshilltar i financave për dy vite në kompaninë "Tecis". Në kohën time si nxënës dhe student në Bachelor, kam dhënë gjithashtu mësim shtesë për nxënësit klasave dhe semestrave më të ulta.

Kam dëshirë të kthehem për një kohë në vendlindjen time dhe të kontribuoj për mirëqenien e Kosovës. Arsimi është çelësi për gjithçka dhe mund të hap shumë rrugë për të ardhmen. Jam shumë i lumtur me qenë pjesë e organizatës Teach For Kosova, është krenari të jesh në mesin e të rinjve që e kanë synim përmirësimin e arsimit dhe të ardhmen e nxënësve.

Share this Post: