Fitore Ismaili

1287-title

Jam Fitore Ismaili, 24 vjeçare, nga Vushtrria. Kam përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor nё Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicё (gjenerata 2017-2021). Aktualisht jam në vitin e dytë të studimeve Master në Shkenca të Edukimit - programi Këshillim Pedagogjik në Universitetin e Prishtinës.

Menjёherё pas diplomimit kam filluar punёn vullnetare dy mujore nё BONEVET, aty kam qenё e angazhuar nё asistimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative pёr fёmijёt e grupmoshave 6-14 vjec, aktivitete tё cilat janё tё bazuara nё punёn praktike dhe mёsimin pёrmes lojёs.

Zhvillimin profesional si mёsimdhёnёse e ciklit klasore e kam filluar nё shkollёn “Dёshmorёt e 1921” nё Prapashticё, ku kam qenё e angazhuar aty gjatё vitit shkollor 2021/2022.

Nё muajt shtator - dhjetor 2022 kam punuar si mёsimdhёnёse e ciklit klasor nё shkollёn fillore tё mesme tё ulёt nё European School of Kosova, ndёrsa tani po punoj si mёsuese mbёshtetёse nё po tё njëjtin institucion.

Të gjithë fëmijët meritojnë më të mirën gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, prandaj, ne si shoqëri duhet të përpiqemi që t’ua sigurojmë atyre më të mirën. Në sigurimin e më të mirës për fëmijët kontribuojnë edhe mësuesit, e për të gjithë ata që duan të bëhen mësues ideal dhe të kontribuojnë në sigurimin e më të mirës për fëmijët, i inkurajoj që të përpiqen vazhdimisht për ta arritur atë, sepse siç thotë edhe Paul Kalanithi, “Askush nuk është i përsosur, por të gjithë duhet të besojmë në një asimptotë dhe të përpiqemi të luftojmë për ta arritur atë”.

Pres me padurim që të filloj udhëtimin tim në Teach for Kosova dhe të kontribuoj në ngritjen e cilësisë dhe barazisë në arsim në vendin tim.

Share this Post: