Learta Mustafa

1293-title

Jam Learta Mustafa, 25-vjeçare, vij nga qyteti Ferizajit. Kam përfunduar studimet themelore në Universitetin shtëtëror të Tetovës “Fadil Sylejmani” në Maqedoni në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë angleze dhe letërsi.

Gjithmonë kam qenë e apasionuar pas gjuhëve të huaja dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur fushën e filologjisë. Gjithashtu fusha edukimit më ka zgjuar gjithmonë kurreshtjen ku kam menduar se nëse arrijmë të ndryshojmë sistemin arsimor do jemi në gjendje të nxjerrim potencialin e vërtetë te secili nxënës/student.

Sidoqoftë, unë nuk mendoj të ndalem me kaq, ketë vit do të vazhdoj edhe me studimet master po në të njëjtin drejtim në mënyrë që të zgjeroj njohuritë mia.

Aktualisht punoj si asistente Kontabiliteti, në “MM- Accounting” Company ku mbështet Kontabilistin në kryerjen e detyrave të ndryshme të kontabilitetit, si kryerjen e raporteve te ndryshme financiare, por gjithashtu kam mundesinë të ushtroj punën dhe në drejtimin tim kështu, duke përkthyer dokumente të ndryshme nga gjuha angleze në gjuhën shqipe si dhe konsultime te ndryshme në gjuhën angleze me investitorë të huaj.

Fakti që jam bërë pjesë e Fellowshipit të Teach For Kosova, më bën shumë të lumtur sepse besoj thellësisht se do të arrijmë të sjellim një sistem më cilësor në arsim në të ardhmen.

Share this Post: