Miranda Karpuzi

1298-title

Jam Miranda Karpuzi, 23 vjeçare, nga Lipjani. Kam përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi shqipe.

Përveç studimeve qysh në moshë të re angazhimi im profesional ka qenë i ndërlidhur edhe në edukimin joformal ku nuk kanë munguar shumë projekte, trajnime, ligjërata, praktika e punë që kam realizuar dhe kam marrë pjesë në to, të cilat kanë qenë të fokusuara në fushën e edukimit dhe arsimit cilësor. Tash e tri vite jam pjesë e organizatës “Vizioni Rinor i Shalës”, e cila ka për qëllim pikërisht fuqizimin e nxënësve e të rinjve në vendimmarrje, qytetarinë aktive dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Edukimi i fëmijëve dhe të rinjve ka qenë diçka shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për mua, si diçka për të cilën kam shfaqur interes dhe kam punuar me pasion dhe dedikim gjatë tërë studimeve/shkollimit tim por dhe gjatë punës profesionale. Më bën shumë të lumtur fakti që sot jam pjesë e Fellowshipit të Teach For Kosova, ku besoj se përmes edukimit cilësor, orientimit dhe inkurajimit do të sjellim ndikim dhe ndryshime pozitive në komunitet.

Qëllimi ynë si udhëheqës profesional në mësimdhënie e lidership e si model të së ardhmes është krijimi i një mjedisi komod e të lirë, vendosja e vizioneve të reja dhe cilësore te të gjithë fëmijët pa dallim. Krijimi i një komuniteti ku mbështesim fort dhe besojmë në ngritjen e njëri-tjetrit.

Një reformim i tillë do ishte ideal dhe përmbushës për shoqërinë tonë në arsim.

Pra, le të jemi nxitës dhe tifozë të njëri-tjetrit dhe të vetes sonë, të fuqizojmë njëri-tjetrin dhe t’i hapim rrugët drejt një bote të mbushur me mundësi të pafundme.

Share this Post: