Algeta Shurdhaj

1325-title

Algeta Shurdhaj, 21-vjeçare, e cila vjen nga qyteti i Pejës. Ajo është në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Universitetin e Prishtinës, ku po ndjek degën Art Konceptual & Media e Reja në Fakultetin e Arteve.

Gjatë periudhës së studimeve, ajo është përfshirë më së shumti në botën e Artit. Fillimisht nisi duke eksploruar punën me dizajnin grafik online, por më pas, u përfshi edhe në punë vullnetare. Një përvojë e veçantë ishte pjesëmarrja në ManifestaBiennial Prishtina. Aty, përveç frymëzimit nga shumë vepra të mahnitura nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ajo pati mundësinë të takonte disa prej tyre personalisht.

Eksperienca e saj nuk ndaloi me kaq, pas kësaj u motivua dhe vazhdoi me punën vullnetare në Dokufest. Pjesëmarrja në Dokufest ishte një përvojë edhe më rendësishme, pasi puna me komunitete të ndryshme e ndihmoi shumë në aspektin social dhe në kuptimin dhe rëndësinë e diversitetit.

Rrugëtimit të saj iu shtuan edhe shumë trajnime të tjera, jo vetëm me fokus në art, por edhe në fusha të tjera si përmirësimi i cilësisë në arsim dhe zgjidhja e çështjeve të ndryshme në komunitet. Pastaj, mundësia për të ekspozuar krijimin e saj si një artiste e re iu dha nga Expoart, ku vepra e saj "Stolite" u shfaq për herë të parë në komunën e Prishtinës.

Edhe pse përqendrimi i saj ishte kryesisht në botën e artit dhe zhvillimin e saj në të, të gjitha këto përvoja e kanë shtyrë që të kuptonte më mirë natyrën e njeriut, sfidat dhe rëndësinë e edukimit në komunitetin tonë.

“Nuk ka domosdoshmëri në art sepse arti është i lirë,” ka thënë Wassily Kandinsky. Edhe ajo mendon se edukimi është i lirë dhe se fëmijët apo të gjithë njerëzit duhet të mësojnë atë që duan dhe që pëlqejnë. Algeta do të donte që të krijonte një ambient sa më të lirë dhe të rehatshëm për të gjithë pa dallime, duke mësuar të gjithë nga njëri-tjetri.

Share this Post: