Arbresha Rahimi, 29-vjeçe, lindur dhe rritur në Gjilan.
Ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji, përvojën e punës e ka zhvilluar në organizata të ndryshme, punë vullnetare dhe shkolla private si mësuese. Nuk mund mos ta përmendim dhe faktin se Arbresha është nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, për të cilët thotë se janë thesari më i çmuar dhe burim i pafund i motivimit dhe dashurisë!
Pasioni për të ndihmuar të tjerët dhe për të krijuar një ndryshim pozitiv në komunitet është një nga faktorët që e udhëhoqën drejt karrierës. Dëshiron të vazhdoj të ndihmoj dhe të kontribuoj në rritjen dhe zhvillimin e individëve dhe shoqërisë së gjerë në të ardhmen.
I pëlqen të marr pjesë në Fellowshipini e Teach For Kosova për shkak të pasionit për arsimimin dhe angazhimit në të ndihmuarit e të rinjve të krijojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe shoqërinë. Arsimimi është një mjet i fuqishëm për të ndryshuar jetët e njerëzve dhe për të bërë ndryshime të rëndësishme në shoqëri. Përmes Teach For Kosova, do të jap një kontribut konkret në përparimin e arsimit në Kosovë dhe të ndikoj në zhvillimin e së ardhmes së vendit tim.
Personalisht, kam bindjen e thellë se arsimi është thelbi i zhvillimit dhe përparimit të një shoqërie. Arsimi nuk është vetëm për të fituar një diplomë, por për të zhvilluar mendjen, shpirtin dhe aftësitë për të përballuar sfidat dhe për të arritur suksesin në jetë.
Një shprehje e Nelson Mandelës thotë: "Një shoqëri është e fuqishme dhe e qëndrueshme vetëm kur çdo individ është i pajisur me njohuri të mjaftueshme për të kontribuar, dhe arsimimi është mjeti kryesor për të arritur këtë qëllim."
Kjo shprehje përshkruan më së miri thelbin e angazhimit të Arbreshës ndaj arsimit dhe besimin të saj në fuqinë e tij transformuese për shoqërinë tonë.