Athina Sylejmani u lind më 27.03.1993 në Elbasan. Në vitin 2016 përfundoi studimet Bachelor për Gjuhë Angleze në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Në vitin 2018 përfundoi studimet Master Profesional për Mësimdhënie për lëndën Gjuhë Angleze në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Gjatë studimeve tregoi interes për teoritë dhe metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies, me një fokus të veçantë në Pedagogjinë Kritike, ku si rezultat mbron temën e diplomës të studimeve Master me titull “Critical Pedagogy as an important part of the student-teacher training”.
“Pedagogjia kritike merr në konsideratë se si arsimi mund t'u sigurojë individëve mjetet për të përmirësuar veten dhe për të forcuar demokracinë, për të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë, dhe në këtë mënyrë për të vendosur arsimin në një proces ndryshimi progresiv shoqëror” Douglas Kellner
E frymëzuar nga kjo filozofi e mësimdhënies në praktikën e saj mësimore krijon një ambient sa më të përshtatshëm për të krijuar një atmosferë pozitive në klasë, ku të gjithë nxënësit ndihen të mirëpritur, për t’i frymëzuar të eksplorojnë dhuntitë dhe potencialet e tyre përmes një mësimdhënie tërheqëse, që mban të angazhuar nxënësit në mësim në mënyrë aktive, duke adresuar nevojat e nxënësve, lehtësuar, nxitur, inkurajuar, motivuar dhe frymëzuar të nxënit te nxënësit.
Gjithashtu, edhe pas studimeve vazhdoi interesimin dhe hulumtimin mbi Pedagogjinë Kritike, ku në vitin 2020 mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare TEAVET e mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadrin e Programit Erasmus+ dhe Universiteti “Ismail Qemajli” Vlorë, ku prezantoi punimin shkencor me titull“An Empowering Experience with Critical Pedagogy for Student-Teachers”.
Në vitin 2021 botoi artikullin studimor/shkencor si bashkautore me Dr. Eriada Çela me temë “An Empowering Experience with Critical Pedagogy for Student-Teachers” në Librin e Punimeve të Konferencës Ndërkombëtare TEAVET të publikuar nga Servicio de Publicaciones. Universidad de León. 2021
Në vitin 2019 fitoi çmimin e tretë për fotografinë më të mirë në Ekspozitën me fotografi "Ligjëro mos diskrimino" në kuadër të Projektit "Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë" të organizuar nga Klubi Feminist, Center for Balkan Cooperation LOJA dhe nga Parlamenti Studentor- SEEU. Në Maqedoni.
Nga viti 2022 punon si mësimdhënëse e Gjuhës angleze në dy shkolla fillore në komunën e Ferizajt, ku gjatë punës praktike me nxënës aplikon qasje dhe metodologji bashkëkohore për zhvillimin e shkathtësive, vlerave dhe virtyteve te nxënësit me fokus mendimin kritik, të mësuarit e pavarur, zgjidhja e problemeve, mësimi gjatë gjithë jetës, bashkëpunimi, toleranca, respekti dhe përgjegjësia.
Gjithashtu, ka treguar një interesim dhe përkushtim për zhvillim të vazhdueshëm profesional, ku ka ndjekur disa trajnime për mësimdhënie, ku dhe ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e fellowshipit të Teach for Kosova për të praktikuar strategji dhe metodologji të reja dhe për të avancuar aftësitë profesionale si mësimdhënëse.