Për të aplikuar për programin e fellowshipit, vizitoni faqen tonë: https://www.teachforkosova.org dhe gjeni faqen "Apliko Tani". Aplikacioni do të shfaqet automatikisht pasi të keni hapur faqen.
Fellowshipi i Teach For Kosova është një angazhim dyvjeçar me kohë të plotë. Është e rëndësishme që fellows të përkushtohen gjatë gjithë kohës sa zgjat programi. Sapo të mbarojë fellowshipi, presim që ju të qëndroni të angazhuar si pjesë e lëvizjes Alumni të Teach For Kosova.
Për të gjithë ata që pranohen në Teach For Kosova, programi është falas.
Në Teach For Kosova besojmë se dy vjet janë angazhim i nevojshëm që Fellows të kenë një ndikim domethënës në jetën e nxënësve që do t’u japin mësim. Kjo bazohet në përvojën tonë me programet e tjera në rrjetin Teach For All, të cilët kanë demonstruar se 2 vjet është angazhimi minimal në kohë për të mësuar dhe për të pasur një ndikim të qëndrueshëm te nxënësit dhe komuniteti.
Ftohen të aplikojnë mësimdhënësit aktual në shkollat publike me 5 ose më pak vite përvojë pune, profesionistë të rinj nën moshën 35 vjeçare dhe të sapodiplomuarit nga çfarëdo fushe e studimeve. Ne jemi duke kërkuar njerëz me cilësi të jashtëzakonshme të lidershipit, performancë të fortë akademike, dhe përkushtim për të pasur ndikim dhe për të krijuar një ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre.
Po, mësimdhënësit aktual me 5 ose më pak përvojë në mësimdhënie mund të aplikojnë.
Programi trajnues të cilin fellows e ndjekin gjatë Institutit Veror përmban 200 orë trajnim, dhe është i akredituar nga MAShT-i. Si i tillë, u shërben të gjithë mësimdhënësve ekzistues për lincensim. Për më tepër mësimdhënësit ekzistues sikurse fellows tjerë bëhen pjesë e një force kolektive të cilët mbështesin njëri-tjetrin në arritjen e misionit për arsim cilësor në Kosovë.
Teach For Kosova do të hap thirrjen për aplikime për Fellowship në dhjetor 2023. Ju lutem për më tepër informata të vizitoni faqen Bëhuni Fellow.
Qëllimi fillestar është që ju të vendoseni në komunën prej nga vini (ose preferencën tuaj të parë), ose në ato komuna ku ka nevojë më të theksuar për profilin dhe përgatitjen tuaj akademike. Ne nuk mund të garantojmë se do të vendoseni në zonat që ju zgjidhni, por do të përpiqemi të bëjmë çmos për të përmbushur kërkesën tuaj.
Teach For Kosova do të vendosë fellows bazuar në nevojat e komunës dhe/ose komunitetit për të ndihmuar në maksimum shfrytëzimin e mundësive si për studentët ashtu edhe për Fellows. Për të mësuar më shumë rreth procesit tonë të harmonizimit, ju lutemi vizitoni faqen Si e Harmonizojmë Vendosjen nëpër Shkolla.
Si fellow i Teach For Kosova ju do të jepni mësim për nxënës të ciklit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Po, Fellows të Teach For Kosova do të japin mësim me kohë të plotë në mënyrë që të jenë në gjendje të përqëndrohen në punën e tyre në klasa, shkolla dhe komunitete në të cilat shërbejnë.
Si Fellow i Teach For Kosova ju do të paguhen si mësimdhënës të rregullt ne komunat/projektin ku jeni të vendosur/angazhuar.
Lëndët në të cilat fellows do të ligjërojnë bazohen në 2 faktorë: fushën e tyre të studimit/përgatitjen si dhe nevojat e partnerëve tanë në komuna
Teach For Kosova posaçërisht po kërkon individë që ndoshta nuk e kanë konsideruar kurrë mësimdhënien të jetë pjesë e planeve të tyre profesionale të karrierës. Ne marrim përsipër angazhimin tonë për të siguruar që Fellows tanë të jenë të pajisur me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të marrë seriozisht sfidat e mësimdhënies. Fellows do të përgatiten për klasë përmes Institutit Veror (i cili zgjat 5 javë) dhe do të marrin trajnime të vazhdueshme gjatë kursit të fellowship-it.
Gjatë Institutit Veror, fellows do të punojnë së bashku për të zhvilluar njohuri dhe kuptim të thellë të elementeve të mësimdhënies së shkëlqyeshme; përfshirë planifikimin e mësimeve, menaxhimin e klasës, njohuritë specifike për përmbajtjen, kontekstin e komunitetit dhe shumë më tepër. Për më tepër, Fellows do të mbështeten vazhdimisht gjatë 2 viteve nga mentori i tyre i zhvillimit dhe mbështetjes së udhëheqjes i cili do t'i vëzhgojë ata në klasë, do të ofrojë këshilla, do të ndihmojë në përcaktimin e qëllimeve dhe analizën e të dhënave dhe do të zhvillojë seanca trajnimi gjatë gjithë vitit.
Ky model trajnimi është i bazuar në modelin e rrjetit global Teach For All.
Institutit Veror do të zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht 2023. Instituti Veror është angazhim 5 javorë, i panegocioueshëm. Në kuadër të Institutit Veror, organizohet Shkolla Verore me nxënës të ndryshëm nga shkollat publike të vendit.
Fellowshipi është i destinuar për shtetasit kosovarë; megjithatë, ne mirëpresim aplikimet nga kandidatët kosovarë të diasporës, si dhe nga ata që kanë studiuar jashtë shtetit.
Në momentin që fellows të Teach For Kosova përfundojnë programin dyvjeçar, ata do të vazhdojnë të mbështeten nga Teach For Kosova përmes rrjetit tonë alumni. Alumni do të mbështeten të qëndrojnë brenda në edukim, të gjejnë mundësi për karrierë në sektore tjera, ose të bëhen ndërmarrës. Vizioni jonë si organizatë është qe Fellows – dhe eventualisht alumni të programit – të jenë avokues gjatë tërë jetës për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë.