Çdokush i cili/e cila është nën moshën 35 vjeç, ka gradën Bachelor në çdo fushë, dhe ka përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, mund të aplikojë në programin tonë.
Sapo Fellows të pranohen në program, varësisht se në cilën komunë do të vendoseni të punoni si mësimdhënës/e, Teach For Kosova do të kujdeset që t’ju ndihmojë ta gjeni edhe vendbanimin në atë komunë.
Po, Fellows do të paguhen kur të fillojnë mësimdhënien në klasë. Shuma e pagesës do të varet nga komuna ku do të vendosen.
Duke supozuar se viti shkollor 2023-24 fillon në kohë, Fellows do të fillojnë të paguhen në Shtator 2023.
Lënda që Fellows do të ligjërojnë, do të përafrohet në varësi të fushës së tyre të studimit në universitet, si dhe nevojat në komunat tona partnere.
Sapo të pranoheni në programin Fellowship, Teach For Kosova do të punojë bashkë me ju dhe komunat tona partnere për t’jua gjetur vendin ku do të vendoseni.
Teach For Kosova ka programin Fellowship dyvjeçar. Për aplikantë/et nga Diaspora, viti i dytë i Fellowshipit është opsional. Kështu, koha e nevojshme e Fellowshipit është nga mesi i qershorit 2023 deri në qershor 2024!
Ju do të duhet të vini në Kosovë prej fundit të muajit qershor 2023, në mënyrë që të merrni pjesë në program.
Teach For Kosova është duke punuar me ministritë përkatëse për t’u siguruar se aplikantët nga diaspora mund të banojnë dhe të japin mësim legalisht në Kosovë.
Jo, ju nuk keni nevojë të jeni mësimdhënës/e apo të keni eksperiencë paraprake në mësimdhënie në mënyrë që të aplikoni në programin tonë.
Jo, kërkesa e vetme për Fellows që të aplikojnë në program, është që të kenë gradën Bachelor në çfarëdo fushe nga një universitet i akredituar.
Nuk ka asnjë shpenzim që lidhet me të qenit Fellow i Teach For Kosova.
Po, për Fellows nga Diaspora, punësimi është i garantuar. Ne do të punojmë me komunat partnere si dhe donatorët e jashtëm që të sigurohemi për këtë.
Jo. Është e pritshme që punësimi/pagesa që ju merrni për punën e bërë të përdoret për t’i mbuluar shpenzimet personale për sa kohë do të jeni në Kosovë.
Ndonëse është e pritshme që ju mund të bashkëbisedoni në gjuhën shqipe, ne nuk presim që Fellows nga diaspora të jenë të rrjedhshëm në të folur dhe në të shkruar.
Instituti Veror i Teach For Kosova mbahet midis javës së parë të Korrikut 2023 deri në fund të javës së parë të Gushtit 2023.
Pas Fellowshipit, alumni të programit tonë do të mbështeten që të vazhdojnë të punojnë në sistemin e edukimit në Kosovë. Për alumni të cilët nuk dëshirojnë që të punojnë drejtpërdrejt në shkolla apo edukim, Teach For Kosova ofron përkrahje në zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe mundësi të tjera për ata të cilët dëshirojnë të jenë të angazhuar në forma të tjera.
Teach For Kosova është njëkohësisht Fellowship i zhvillimit në mësimdhënie ashtu edhe në lidership. Fellows-at tanë do të fitojnë përvojë pune, do të kuptojnë sistemin e edukimit në Kosovë dhe, do të pajisen me aftësi të mësimdhënies dhe lidershipit në mënyrë që të jenë të suksesshme/ëm në Fellowshipin tonë dhe më gjerë.
Jo, Instituti Veror duhet të ndiqet fizikisht.
Po, përvoja e mëhershme e punës - megjithëse nuk është e nevojshme – do të merret në konsideratë për të gjithë/a aplikantë/et.
Po, Fellows lejohen që të shkojnë për vizitë në vendin prej nga vijnë – por vetëm në koordinim me kalendarin e vitit shkollor në Kosovë.