Si e Harmonizojmë Vendosjen Nëpër Shkolla

1040-title

Teach For Kosova do të vendosë mësimdhënës në shkollat publike të Kosovës. Edhe pse Fellows pyeten për preferencat e tyre, është e rëndësishme që ata të jenë fleksibil dhe të gatshëm të punojnë në çfarëdo shkolle që u caktohet. Fellows do të njoftohen për lëndët që ata do të ligjërojnë pasi të konfirmohet vendosja e tyre nëpër shkolla.

SI I ZGJEDHIM SHKOLLAT PËR MËSIMDHËNIE

Para se të vendosim një Fellow në një shkollë të caktuar, ne punojmë aktivisht në partneritet me shkolla dhe komunitete të cilat pajtohen dhe përshtaten me programin tonë. Ngjajshëm, ne punojmë edhe me fellows individualisht për t’i përgatitur ata për rrugëtimin e tyre dyvjeçar. Shkollat do të përcaktohen në bazë të nevojave që do të kenë ndërsa fellows në bazë të profesionit të tyre. Teach For Kosova do të vendosë secilin fellow në shkolla publike ku dhe ndikimi i tyre do të jetë më i madh.

Share this Post: