Fillon "Shkolla Verore 2022"

1232-title

Nxënës të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës pjesëmarrës të “Shkollës Verore 2022”.

Ditën e parë bashkë me organizatën PLAY International Kosovo, ⚽️ përmes sportit inkluziv realizuam aktivitete të ndryshme për nxënësit e Shkollës Verore, të cilët patën rastin të argëtohen dhe të njohin njëri-tjetrin.

#ShkollaVerore2022 organizohet në kuadër të “Institutit Veror 2022” që implementohet nga Teach For Kosova.

Në këtë shkollë verore do të marrin pjesë 100 nxënës të moshës 13-15 vjeç, të cilët vijojnë mësimin në shkollat e Komunës së Prishtinës. Shkollat pjesëmarrëse janë: ShFMU “Asim Vokshi”, ShFMU “Dardania”, ShFMU “Xhemail Mustafa”, ShfMU “Hasan Prishtina” dhe ShfMU “Elena Gjika”. "Shkolla Verore 2022" do të zgjasë 3 javë.

Këtë vit në këtë Institut Veror, po marrin pjesë 20 #Fellows të Kohortës së Tretë të cilët do të njihen me problemet sistematike në sistemin arsimor të Kosovës, do të kenë përvojë praktike të mësimdhënies përmes Shkollës Verore dhe do të fitojnë aftësi udhëheqëse që kërkohen për t'u bërë ndryshimtarë në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

Edicioni i dytë i Shkollës Verore që organizohet nga Teach For Kosova, mbështetet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (Presidenca e Republikës së Kosovës).

Gallery

Share this Post: