
Gjatë zhvillimeve të Institutit Veror 2022, #Fellows u njohën më tej me procesin e ndërtimit të një raporti pozitiv me tutoren e tyre, planifikimin e hulumtimeve cilësore në fushën e arsimit, si dhe për rolin e mësimdhënësit hulumtues.
Këtë javë gjithashtu diskutuam bashkë me Samir Shahini, Drejtor për Arsim në Komunën e Fushë-Kosovës, për rolin dhe rëndësinë e DKA-ve në ngritjen e cilësisë në arsim dhe me Drilon S. Gashi për rolin e mësimdhënësve në zhvillimin e qyteteve.
Entuziazmi dhe dëshira për të krijuar një sistem cilësor të arsimit është bërë jetë për të gjithë #fellows tanë.