#Fellows të Kohortës së Katërt patën mundësinë e jashtëzakonshme për të përmirësuar njohuritë e tyre përmes sesioneve të udhëhequra nga ekipi i Programit të Teach For Kosova.
Gjatë gjithë kësaj jave, ne vendosëm theks të veçantë në tema të rëndësishme, duke përfshirë: Pabarazitë dhe mangësitë në arsim në Kosovë, puna nëpër klasa diverse, krijimi i mjediseve mësimore me nxënësin në qendër, parashikimi i ndryshimeve me ndikim për nxënësit dhe përdorimi i teorisë së ndryshimit, si dhe kultivimi i vlerave thelbësore.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për përkushtimin dhe angazhimin e #Fellows në këto sesione që provokojnë diskutime, debate, mendim e kritikë. Përkushtimi i tyre për avancimin e arsimit në Kosovë është vërtet frymëzues!
Ndërsa përfundojmë këtë javë, presim me padurim fillimin e #ShkollësVerore2023 ku bashkë me Fellows do të mundohemi që nxënësve t'ju krijojmë një ambient gjithëpërfshirës dhe argëtues!