Shkolla Verore 2021

1239-title

Sot përfunduam javën e parë të shkollës verore e cila po mbahet në kuadër të institutit veror të Teach For Kosova.

Nxënësit e shkollave fillore "Xhemajl Mustafa", "Elena Gjika", "Dardania", "Asim Vokshi", dhe "Hasan Prishtina" kanë filluar aktivitetet të cilat po mbahen nga fellows të kohortës së dytë.

Nxënësit patën rastin të njihen me njëri tjetrin përmes aktiviteteve interaktive, të mësojnë nga mësimdhënësit dhe të argëtohen përmes aktiviteteve ekstra kurikulare.

Kjo shkollë verore u mundësua falë bashkëpunimit të drejtorive të shkollave, si dhe Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, instituti veror po mbështetet nga Danish Refugee Council, Community Development Fund - CDF, HumanRightivism, Embassy of Sweden in Pristina, Coca-Cola HBC, Korporata Rugove!

Gallery

Share this Post: