Me 27 Shkurt 2020, Teach For Kosova ka organizuar Konferencën mbi Edukimin në Kosovë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga drejtoritë komunale të arsimit nga mbi dhjetë komuna, nënkryetar e kryetar komunash, përfaqësues nga disa shkolla me të cilat kemi bashkëpunuar ngushtë, partner të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, si dhe anëtar të bordit të organizatës sonë. Me prezencen dhe fjalën e rastit na ka nderuar zonja Deborah MacLean, zyrtare për marrëdhënie me publikun nga Ambasada Amerikane, profesor Dukagjin Pupovci nga Qendra për Arsim e Kosovës, si dhe kryetari i komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati.
Teach For Kosova ka prezentuar programin e saj të rekrutimit, trajnimit dhe vendosjes në shkolla të mësimdhënësve të rinjë, si dhe ka kërkuar mbështjetjen e të gjithë akterëve në fushën e arsimit për të realizuar programin i cili synon të ngris cilësinë në arsim në Kosovë.