Egzon Gashi zgjidhet nga revista prestigjioze për punën e tij në ndihmë të arsimit në Kosovë
Nga Beqir Sina
Duke iu referuar revistës prestigjoze Forbes, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, është përzgjedhur në “30 Under 30” (30 njerëzit më të dalluar nën moshën 30) të revistës prestigjoze amerikane.
Lajmin e parë, e ndau në rrjetin social Facebook, “Teach of Kosova” duke shprehur edhe kënaqësinë e saj, për këtë sukses, të këtij viti –2021 “30 Under 30”
“Kemi kënaqësinë që të ndajmë me të gjithë ju se bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, është përzgjedhur në “30 Under 30” (30 njerëzit më të dalluar nën moshën 30) të revistës Forbes” shkruan Teach of Kosova.
Organizata “Teach for Kosova”, ka për qëllim përmirësimin e arsimit në Kosovë nëpërmjet ndikimit të mësimdhënësve apo Felloës të saj. Duke vepruar në shkollat me më shumë nevojë dhe për komunitetet më me nevojë, TFK synon sidomos luftimin e pabarazisë në arsim.
Kush është Egzon Gashi?
Egzon Gashi lindi në Kosovë në 1991 dhe familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara më pak se një vit më pas – kur nisi dhe lufta në Kosovë, (24 Mars 1999). Familja e tij, u larguan për të lënë pas (Kosovën) në një situatë të rënduar nga luftërat në Ish Jugosllavi. Ai dhe vëllezërit dhe motra erdhën në Amerikë, për të ndjekur mundësinë e arsimit ku për Egzon u diplomua në Universitetin Johns Hopkins & Universiteti Rutgers.
Egzon kaloi 6 vitet e para të jetës së tij në Bronx, NY kur familja e tij u zhvendos për kushte më të mira, këtë herë vetëm 20 milje, larg Bronxit, në New Jersey. Egzoni aty ndoqi Universitetin Rutgers në 2012 dhe më vonë studioi Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit nga 2012-2013.
Pas Oksfordit dhe i frymëzuar nga ndjekja e vazhdueshme e arsimit e familjes së tij, Egzon u bashkua me “Teach For America” si rekrut në 2014. Me “Teach For America”, Egzon dha mësim në matematikë të shkollës së mesme për dy vjet në Memfis, Tenesi. Njëkohësisht, Egzon përfundoi një master në arsimin e mesëm nga Universiteti Johns Hopkins.
Gjatë kohës së tij me “Teach For America”, Egzon u prezantua në “Teach For All” – një organizatë globale që punoi për të sjellë modelin “Teach For America” në vendet e botës. Duke e ditur se pabarazia arsimore dhe mungesa e mundësive ekzistonin në Kosovë – dhe familja e tij ishte larguar për këtë arsye – Egzon S. Gashi – CEO, u kthye në Kosovë në 2018 në Found Teach For Kosova dhe aktualisht është Drejtori i Përgjithshëm i organizatës./ Beqir Sina, New York