Shpërndahen 12000 peceta higjienike në 5 shkolla publike në Kosovë
Teach For Kosova dhe QIKA, hapen kampanjën “Peceta nuk është luks” në pesë shkolla publike të vendit. Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin rreth shëndetit menstrual, pecetave higjienike, dhe rëndësisë që gratë dhe vajzat të kenë qasje në peceta higjienike falas.
Nxënësit e këtyre shkollave përgatitën dhurata simbolike me produkte menstruale dhe shpërndanë broshura informuese mbi shëndetin menstrual. Në secilën shkollë u vendosen kutia me peceta higjienike si dhe secila shkollë u furnizua me 2400 peceta higjienike.
Në të gjitha shkollat e përfshira në projekt, 5 minuta të orës së parë mësimore u ndanë për bashkëbisedim më nxënësit rreth rëndësisë së higjienës menstruale.
Kjo kampanjë u mbajt për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale” dhe u realizua në kuadër të projektit "Let Girls Thrive"që impelmentohet nga Teach for Kosova dhe QIKA, dhe financohet nga Teach For All.
Kampanja u realizua në bashkëpunim me komunat e Vushtrrisë, Prizrenit, Suharekës, Lipjanit dhe Ferizajt.