Sot në Prishtinë, Teach For Kosova lansoi projektin "Future of Education", qëllimi i projektit është krijimi i instrumentit për vlerësimin e mësimdhënësve i cili është i aplikueshëm për mësimdhënësit në mbarë Kosovën. Rezultati kryesor i projektit është një mekanizëm i vlerësimit të mësimdhënësve, i cili është gjithëpërfshirës, i drejtë dhe përmbledhës.
Projekti “Future of Education” realizohet në bashkëpunim me shtatë komuna, përkatësisht Drejtori të Arsimit, MASHTI, SBASHKU, Fakultetin e Edukimit, Këshillin e Prindërve të Kosovës, Këshillin e Nxënësve të Kosovës, dhe akterë tjerë relevant nga shoqëria civile.
Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i Teach For Kosova, theksoi se gjatë këtij viti, instrumenti dhe pilot projekti do të na informojnë për tre gjëra thelbësore.
“Së pari, ne do të kuptojmë cilet janë mësimdhenësit tanë me performancë më të lartë, të cilët më pas mund të bëhen mentorë apo me një licencë të avancuar. Së dyti, do të na informojë për nevojat e zhvillimit profesional, me trajnime specifik dhe te qasshem. Së fundi, do të na tregojë se cilët mesimdhenes kanë nevojë për ndërhyrje dhe mbështetje personale per tu permiresuar.” tha Gashi.
Ndërsa Dukagjin Pupovci, Zv/ministër nga MASHTI, tha se inspektorati i arsimit e ka të pamundur ta bëj vlerësimin e mësimdhënësve në të gjitha komunat. Tutje ai tha se sa i përket cilësisë së licensimit të mësimdhënësve duhet të lidhet edhe me ligjin e pagave.
Në këtë konferencë u nënshkruan edhe Memorandumet e Mirëkuptimit me komunat partnere ku do të realizohet projekti.
Në kuadër të projektit "Future of Education" është formuar Fokus Grupi Kryesor, që udhëheqet nga z.Osman Buleshkaj dhe komunat: Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Peja, Podujeva, Mitrovica dhe Fushë-Kosova – do të jenë partnerë në zbatimin e projektit. Së bashku me drejtoritë përkatëse të arsimit, Fokus Grupi Kryesor do të organizojë punëtori me secilën komunë për të marrë kontributin e tyre në vlerësimin e mësimdhënësve. Pas raundit të parë të punëtorive, Teach For Kosova dhe Fokus Grupi Kryesor do të zgjedhin të gjitha komentet nga komunat partnere dhe do të krijojnë draftin e parë të instrumentit të vlerësimit.
VIDEO: https://vimeo.com/716352469