TFK dhe komunat partnere diskutojnë draft Instrumentin për Vlerësimin e Mësimdhënësve

1248-title

Gjatë dy muajve të fundit, Teach For Kosova në kuadër të projektit "Future of Education" bashkë me komunat partnere, Prishtinën, Podujevën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Prizrenin, organizuan punëtori me qëllim të diskutimit të draft Instrumentit për Vlerësimin e Mësimdhënësve.

Të pranishëm në këto takime ishin Drejtorët e Arsimit të secilës komunë, por më e rëndësishmja - kishte mësimdhënës, drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë, inspektorë të arsimit dhe nxënës.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte paraqitaj dhe diskutimi i një sistem të ri të vlerësimit dhe marrja e sa më shumë informacione dhe reagime ose 'feedback' nga akterët më të rëndësishëm në vlerësimin e performancës.

Në këto fokus grupe, vërehej entuziazmi i mësimdhënësve, por edhe më shumë besimin e tyre në këtë proces. Shumë mësimdhënës shprehën dëshirën për të qenë ndër të parët që vlerësohen me këtë sistem të ri.

Gjatë vitit të ardhshëm, Teach For Kosova do të pilotojë këtë proces të vlerësimit të performancës me 500 mësimdhënës në komunat e lartpërmendura. Përtej kësaj, synimi është që të zgjerohet ky projekt në më shumë komuna në të gjithë Kosovën dhe të punojmë me Ministrinë e Arsimit për ta bërë këtë proces të zbatueshëm në të gjithë Kosovën.

Gallery

Share this Post: