Puna me ne

1077-title

VLERAT KYÇE

Vlerat e Teach For Kosova janë ato që i japin jetë organizatës

LIDERSHIPI

Ne kemi një vizion të qartë, të matshëm, veprojmë me qëllim, dhe mbështesim të tjerët në përpjekjen drejt qëllimeve të tyre. Ne i qasemi punës sonë në një mënyrë burimore, strategjike dhe kuptimplotë për të siguruar rezultatet më të mira për organizatën dhe misionin.

ANGAZHIM NË MËSIM

Ne besojmë fuqishëm në rritjen personale dhe profesionale si dhe në përdorimin e përvojave tona për të zhvilluar tutje misionin e organizatës. Ne krenohemi me punën që bëjmë, ndërsa mirëpresim ide dhe reagime të reja. Ne jemi të përkushtuar të jemi nxënës gjatë gjithë jetës dhe inkurajojmë vetëreflektim për të siguruar që vendimet që marrim të jenë në interesin më të mirë të organizatës dhe misionit tonë.

RESPEKT DHE NJERËZI

Ne e vlerësojmë larminë në vendin e punës dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë punë sfiduese. Ne i kuptojmë kufizimet e përvojave tona dhe në mënyrë aktive kërkojmë perspektiva dhe ekspertizë të re.

ME RRËNJË LOKALE, INFORMATA GLOBALE

Ne jemi të fuqizuar nga perspektivat, nevojat dhe mundësitë tona për të adresuar pabarazinë arsimore. Ne punojmë së bashku me akterët kryesorë në sektorin publik dhe privat në ndërkohë zhvillojmë të kuptuarit tonë mbi praktikat më të mira të përdorura në të gjithë botën për të zgjeruar ndikimin tonë në nivel lokal.

PUNA EKIPORE

Ne e vlerësojmë thellësisht larminë e ekipit tonë dhe veprojmë me respekt dhe gatishmëri për të qenë të hapur me njëri-tjetrin. Ne kërkojmë të fuqizojmë dhe sfidojmë njëri-tjetrin të jemi më të mirët, në mënyrë që të mund ta realizojmë misionin tonë.

Share this Post: