Teach For Kosova është një organizatë jo-profitabile e cila punon që të siguroj që të gjithë nxënësit në Kosovë pa dallime, të kenë qasje në një arsimim cilësor. Në kuadër të programit tonë të Fellowship-it, çdo vit rekrutojmë lider të rinj, premtues dhe të motivuar të Kosovës për të punuar si mësimdhënës për një periudhë 2 vjeçare në shkollat me më së shumti nevojë në Kosovë. Këta mësimdhënës, do të përfitojnë 2 vite trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të maksimizuar impaktin në të nxënit dhe zhvillimin e nxënësve, si dhe për të zhvilluar kapacitete prej lideri në vetëvehte dhe për komunitetin.
Teach For Kosova është e inspiruar dhe punon në kontekstualizimin dhe implementimin e qasjes së Teach For All (www.teachforall.org) në Kosovë i cili është një rrjet global i mbi 60 organizatave partnere të pavarura, të udhëhequra lokalisht, si dhe i një organizate globale që bashkarisht punojnë të përshpejtojnë zhvillimin si rrjet.
Ne jemi duke kërkuar një Asistent/e për projekte me orar të plotë për të asistuar në implementimin e projekteve dhe organizimin e Institutit Veror të Teach For Kosova.
Angazhimi do të jetë me kohëzgjatje prej tetë muajsh duke filluar nga muaji Prill, 2022 dhe parasheh qëndrim në zyrën tonë në Prishtinë, në kombinim me punë në terren.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës/e për asistimin e stafit në implementimin e projekteve (në zyre dhe në terren);
- Asistim në organizimin e eventeve të ndryshme;
- Mbështetje logjistike për organizimin e Institutit Veror të Teach For Kosova;
- Ndihmon në detyra të tjera sipas nevojës të organizatës;
Specifikat e kandidatit/es:
- Të ketë diplomë Bachelor;
- Të ketë përvojë të paktën 1 vjeçare në projekte;
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe komunikimi;
- Të ketë ide kreative për organizimin e eventeve;
- Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
- I/e aftë të punoj në mënyrë fleksibile në një ekip miqësor dhe dinamik
- Të kuptojë vizionin dhe misoinin e Teach For Kosova dhe të ketë pasion për edukimin cilësor dhe ndryshimet pozitive në sistemin arsimor në Kosovë
Për të aplikuar në këtë vend pune ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në e-mail adresën [email protected] deri më 31.03.2022.
Në subjekt ju lutem vendosni pozitën për të cilën po aplikoni. Aplikacionet e dorëzuara në forma tjera nuk do të konsiderohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.