Çfarë Bëjmë Ne

1023-title

VIZIONI

Në një të ardhme, të gjithë fëmijët e Kosovës – pa marrë parasysh prejardhjen apo etninë – do të kenë qasje në një sistem arsimor që i përgatitë ata për një sukses të përjetshëm.

MISIONI

Teach For Kosova synon t’i zvogëlojë pabarazitë në arsim duke i angazhuar udhëheqësit më premtues të vendit në këtë përpjekje.

Në një program dyvjeçar, Teach For Kosova do të rekrutojë dhe aftësojë të sapodiplomuar dhe udhëheqës të rinj të të gjitha fushave dhe do t’i punësojë ata si mësimdhënës në mjediset më me nevojë në Kosovë. Këta të rinj do të zhvillohen dhe do të mbështeten për t’u bërë udhëheqës të cilët do të ngrisin cilësinë në arsim dhe do të avokojnë për barazi.

SI E SYNOJMË NDRYSHIMIN?

1. Duke përzgjedhur dhe aftësuar një grup të të sapodiplomuarve dhe profesionistëve të rinj për të shërbyer për dy vite si mësimdhënës në shkolla më me nevojë, duke e zhvilluar një grup të ri të mësimdhënësve të shkathët të cilët do të punojnë pa pushim për të zgjeruar mundësitë në arsim për nxënësit që ata të arrijnë potencialin e tyre.

2. Gjatë Fellowship-it, fellows do të kuptojnë sfidat më komplekse me të cilat ballafaqohen fëmijët, shkollat dhe komunitetet tona dhe do të punojnë drejt zgjidhjeve që janë të përshtatshme në kontekstin kosovar. Ata do të zhvillojnë lidhje shumë të forta emocionale dhe morale me fëmijët dhe komunitetin që ata shërbejnë, do të marrin më shumë përgjegjësi si udhëheqës dhe do të jenë më mirë të informuar për rrugën dhe prioritet të cilat do t’i ndjekin pas diplomimit nga program i Fellowship-it.


3. Si udhëheqës në klasë dhe në sistem të arsimit më gjerë, dhe në të gjithë sektorët e tjerë relevantë, alumni i Teach For Kosova do të punojë dhe do të shfrytëzojë përvojën e tij për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme në sistem të arsimit, do të adresojë sfidat socio-ekonomike dhe do të ndërtojë kapacitete shkollore të cilat vendosin pritshmëri më të larta për fëmijët.

Share this Post: