Dardan Konjufca është diplomuar në Master Shkencor “Studime Rajonale Politike” në Universitetin e Tiranës (2019), ndërsa studimet Bachelor i ka kryer në Fakultetin Juridik Të Universitetit të Prishtinës.
Prej vitesh, Dardani është angazhuar si aktivist në çështjet universitare, të drejtat e punëtorëve, si dhe të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara në Kosovë e Shqipëri. Pjesëmarrës aktiv në protestat e studentore të dhjetorit 2018 dhe janarit 2019 në Tiranë. Ndër të tjera, Dardani ka qenë pjesmarrës në Shkollën e Liderëve të Rinj nga Organizata YIHR.
Ai ka qenë gjithashtu i angazhuar si hulumtues terreni në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Prej vitit 2020 Dardani punon si asistent profesor në Kolegjin Universitar AAB në Prishtinë. Fushat e tij të interesit janë: Edukimi, historia politike, Ballkani, nacionalizmi, studimet kritike mbi maskulinitetin etj.
Në Teach For Kosova, Dardani është i angazhuar si Asistent i Projekteve.
E-mail: [email protected]