Sfida

1022-title

FAKTORËT QË KONTRIBUOJNË NË PABARAZI


SISTEMI NË SHKOLLË:
Sistemi i arsimit në Kosovë është shumë i decentralizuar - kështu që komunat lokale kanë juridiksion mbi punësimin e mësuesve bazuar në kualifikimet që ofrohen nga Ministria e Arsimit. Megjithatë, procesi i punësimit është shumë i politizuar dhe nga ana tjetër kontribuon në mungesën e cilësisë dhe rigorizitetit në shkolla.

Përveç kësaj, Kosovës i mungon infrastruktura e mjaftueshme për t'i mbajtur të gjithë nxënësit në klasë përgjatë ditës. Ditët ndahen në dy ndërrime, ku nxënësit mësojnë për 3,5 deri 4 orë, varësisht nga mosha e tyre.

FAKTORI SOCIO-EKONOMIK:
Faktorët socio-ekonomikë vazhdimisht ndikojnë negativisht në përparimin dhe rezultatet e nxënësve. Prindërit shpesh nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot që lidhen me arsimin e vazhdueshëm dhe mungesa e të mirave ekonomike kufizon qasjen e studentëve në paisje dhe burime shtesë.

Kjo çështje është më e theksuar në mesin e nxënësve nga komunitetet e margjinalizuara ku burimet janë më pak të disponueshme. Po ashtu kemi edhe presionin e mundshëm për lënien e arsimit, duke u fokusuar t'i ofrojnë mbështetje ekonomike familjes. Më tej, gjuha e mësimit në shkollë është e ndryshme nga gjuha e folur në shtëpi, pra një pengesë tjetër për këta studentë.

Përveç kësaj, shpesh prindërit në komunitetet e margjinalizuara nuk kanë besim dhe aftësi që t'i mbikëqyrin detyrat e shtëpisë, mbrojnë fëmijët e tyre dhe sigurojnë mbështetje praktike dhe morale për mësim, pjesërisht për shkak të mungesës së përvojës së tyre në arsim.

MENDIMET MBIZOTËRUESE:
Në Kosovë, numri i fëmijëve që hyjnë në shkolla të cilat kanë pritje të ulëta nga nxënesit është i madh. Këto shkolla nuk kanë cilësinë dhe rigorizitetin që nevojiten për të zhvilluar mendje që mund të punojnë drejt zhvillimit të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Share this Post: